LM – Më shumë se 2 000 palestinezë të vrarë gjatë luftës në Rripin e Gazës

GAZA - Më shumë se 2 000 palestinezë janë vranë në Rripin e Gazës që prej fillimit të muajit korrik dhe shpërthimit të ofensivës izraelite kundër Hamasit, theksoi sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze.
"Sipas ministrisë, mes 2 016 palestinezëve të vrarë, 541 janë fëmijë dhe 250 gra. Ky bilanc i ri përfshin dhe banorë të Gazës që kanë humbur jetën nga plagët e rënda në spitalet e Rripit të Gazës", theksoi ministria.
"Luftimet mes luftëtarëve të Hamasit palestinez dhe ushtarëve izraelitë dhe sulmet në Rripin e Gazës kanë shkaktuar të paktën 10 196 të plagosur", shtoi ministria.
Nga krahu izraelit, lufta ka shkaktuar 67 të vdekur, tre civilë, një prej të cilëve tajlandez, vrarë nga raketat palestineze dhe 64 ushtarë./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!