TIRANË – Lëvizja e Gruas për Zhvillim Integral ka dhënë alarmin se lodrat e fëmijëve përmbajnë kimikate jashtë normës së lejuar. Përmes një deklarate për shtyp, ata sqarojnë se nga analizat e bëra në institutin e Fizikës Bërthamore, rezultoi se lodrat ishin të dëmshme për shëndetin e fëmijëve. Sipas LGZH, lëndët kimike të gjetura tek Testimi Publik i Lodave tregon dhe një here se lëndët toksike që u gjendën mund të janë një pjesë e mijëra të kimikateve që mund të jenë të pranishme në produktet e përditshme të destinuara për fëmijët. Në këto momente, është pothuajse e pamundur që prindërit të dinë nëse produktet përmbajnë lëndë kimike të rrezikshme.

KUKULLAT E MARRA PËR PROVË
Tek trupat e kukullave atje ku u bënë matjet e para PVC (Polyvinyl chloride) u paraqit me nivele të larta ku elementi kryesor përbërës ishte: Chloride (Cl),Kalcium (Ca), Zinc (Zn). Në pjesën e këpucës të kukullës paraqitej një lloj tjetër plastike, ndërsa në trup rezultoi me përmbajtje të lartë Chloride (Cl), këpucët rezultuan se kishin si mbushës Dioxid Titanium (Ti O2) dhe Zinc (Zn).
Si konkluzion i Testit të Lojrave në rezultatet e paraqitura nga Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Universiteti i Shkencave, Tiranë kukullat e testuara rezultonin se indikatorët e PVC paraqitnin rezultate shumë më tepër normës së lejuar.
Në këtë investigim, prania e përqendrimit të lartë të klorit është konsideruar si një zëvendësues për gjetjen e PVC pasi PVC është i vetmi plastikë e zakonshme e bërë me klor. Në mënyrë të ngjashme, prania e Ca, Zn, TiO2, në mostrat e lodrave përbën rrezikshmëri për shëndetin e fëmijëve.
Pigmentet apo ngjyruesit janë përdorur në mënyrë rutinore tek PVC dhe këto mund të përbëhen si nga komponimet kimike organike dhe inorganike. Ngjyruesit që përmbajnë metale janë shumë të zakonishme dhe mund të përfshijnë kadmium, plumb, krom, hekur, antinom, nikel, kobalt, bakër, titan, mangan dhe zinkut. Pothuajse të gjitha lëndët e mësipërme dhe komponimet janë potencialisht toksike.

PËRBËRËSIT E RREZIKSHËM
100% e mostrave të kukullave të testuara përmbajnë indikatorë të lartë të PVC – duke identifikuar gjithashtu dhe produktet e bëra nga PVC duke matur përmbajtjen e tyre në klor. 100% e lodrave të testuara përmbanin PVC-në. PVC është plastika më e keqe duke krijuar rreziqe të mëdha dhe mund të përmbajnë aditivë që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Dioksid titaniumi i cili u gjend në testimin e kryer është një ultravjollcë (UV) – një katalizator aktivizues i cili në bazë të studimeve shkakton dhe kancer në qëniet njerëzore.
Chloride vinyl në rastin konkret është e pashmangshme në prodhimin e PVC dhe mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, si kancer, dëmtimin endometriozale, dëmtime neurologjike, dëmtime të sistemit imunitar, probleme të frymëmarrjes, dëmtime të mëlçisë dhe të veshkave deri në defekte të lindjes.

MUNGON ETIKETA E RREZIKUT
Lodrat e testuara me rezultat pozitiv për PVC nuk ishin të etiketuara si të tilla në produkt ose paketim, duke e bërë pothuajse të pamundur për prindërit që të zgjidhnin PVC-free produkte për fëmijët e tyre. Lodrat nuk përmbanin asnjë etikete dhe asnjë të dhënë as në gjuhën shqipe dhe në as një gjuhë tjetër lidhur me elementët që përmbanin lodrën.

(aq/shqiptarja.com)