Lohan “duhanxhie” si Monroe

Lohan “duhanxhie” si Monroe
Të pish duhan është ves i keq, por nëse kështu i ngjan idhullit tënd atëherë nuk është problem. Aktorja problematike Lindsay Lohan ka bërë një set të ri fotografish duke pirë duhan, e frymëzuar nga idhulli i saj Marilyn Monroe.
Buzët e kuqe si Monroe, syte me penel të zi dhe flokët e verdha me onde kanë spiktaur në fotografitë që 25 vjeçarja Lohan ka bërë për revistën Love.
Aktorja amerikane, Lindsay Lohan ka pozuar shpeshherë si Marilyn Monroe, përfshirë revistën New York në vitin 2008. Aktorja hollivudiane Lindsay Lohan, ka patur gjithnjë probleme me alkolin dhe drogën, por tani deklaron se nuk është më e varuar ndaj tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan