Lindsay Lohan ka mundur të shpëtojë pa lëndime nga një aksident automobilistik. Makina e saj e llojit Porsche është përplasur me një kamion në një autosradë në Kaliforni. 

Sipas policisë Lohan ishte duke udhëtuar për tek xhirimet e filmit të saj më të ri “Liz & Dick”, së bashku me një mashkull ende të paidetifikuar.


Më pas është konfirmuar se as Lohan apo shoferi i kamionit nuk kanë qenë nën e efektin e drogës apo alkolit. Pas disa orëve dhe analizave në spital Lohan është larguar.

(xh.k/shqiptarja.com)