Aktorja Lindsay Lohan ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e një party gjigande, ku ishte premtuar se ajo do të ishte në momentin e ndërrimit të viteve. Bukuroshja që pozoi për Playboy, pranon se shoqërisë që ka shitur bileta me emrin e saj, nuk ka asnjë kontratë me të. Avokatja e Lohan, Stephanie Ovadia, konfirmon se aktorja do t’i kërkojë dëmshpërblim një më një shoqërisë e cila ka përdorur emrin e klientes së saj, për të joshur klientët. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga shoqëria e cila kishte planifikuar të mbante një koncert në Dubai me mysafire Lohan, por detajet pritet të zbulohen së afërmi.