Lojë force në
Egjipt para zgjedhjeve

Lojë force në<br />Egjipt para zgjedhjeve
Në Egjipt po ndjehet gjithnjë e më tepër një përballje forcash mes Vëllazërisë Islamike, që fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare dhe elitës ushtarake të vendit, që vazhdon të mbajë një pozicion të fortë pushteti përmes Këshillit Ushtarak që ka ende fuqinë e vetos.

Parlamenti egjiptian, i dominuar nga islamikët, miratoi sot një ligj që ua ndalon kandidimin në zgjedhjet presidenciale të majit të gjithë atyre që kanë pasur poste të larta në regjimin e Mubarakut. Ligji ka qartazi në shënjestër Omar Suleiman, ish-zv/president në ditët që paraprinë largimin e Mubarak, por edhe shefi i shërbimeve sekrete në vend për 18 vjet. Deklarimi i Suleiman se do të kandidonte për postin e presidentit shkaktoi reagime të ashpra te grupimi i partive islamike që e panë këtë lëvizje si një përpjekje e ushtarakëve për ta mbajtur ende pushtetin.

Mirëpo, ligji që synon eliminimin e Omar Suleiman nga gara duhet miratuar edhe nga këshilli ushtarak dhe ministri i drejtësisë është shprehur tashmë se ligji është jokushtetues. Mosmiratimi i ligjit nga ushtarakët mund të sjellë tensionim të situatës në prag të zgjedhjeve presidenciale. Vëllezërit Myslimanë kanë deklaruar tashmë kandidatin e tyre për president, biznesmenin Khairat el-Shater. Një lajm që nuk u prit aspak mirë nga partitë e opozitës liberale, që e akuzuan Vëllazërinë se pas fitores së zgjedhjeve parlamentare, synon tashmë të ketë kontroll të plotë të pushtetit në vend.
(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital