SOCHI- Shefi i Komitetit Olimpik, Alexander Zhukov, ka deklaruar se Rusia nuk do të diskriminojë homoseksualët në Lojërat Dimërore në Sochi. Zhukov, këmbënguli se atletët nuk do të përballen me diskriminime gjatë eventit.
Kur u pyet nga një gazetar nëse atletët që do të mbanin një flamur të LGBT-së në Lojërat Dimërore do të kishin telashe, Zhukov refuzoi të shkojë në detaje në lidhje me pasojat e ligjit.
Në qershor të këtij viti Rusia e cila do të zhvillojë Lojërat Olimpike në Sochi nga 7 deri më 23 shkurt të vitit të ardhshëm kaloi një ligj kontrovers që ndalon propagandën e gay-ve dhe parashikon dënime ndaj atyre që mbajnë parada të krenarisë homoseksuale.
Presidenti Vladimir Putin gjithashtu ndaloi adoptimin e fëmijëve nga çiftet e të njëjtit seks. Kjo çështje ka shkaktuar polemika dhe ka nxitur thirrje për bojkot të Lojërave Olimpike në Soçi.
Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik ka riafirmuar përkushtimin për Olimpiadë pa diskriminim, duke thënë se “sporti është e drejtë njerëzore dhe në të duhet të kenë qasje të gjithë, pa marrë parasysh gjininë, racën apo orientimin seksual”.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com