Posta Shqiptare informoi dje se i gjithë sistemi informatik për përzgjedhjen e fituesve të llotarisë së kuponit tatimor është zhvilluar nga Ministria e Financave dhe po i njëjti institucion ka vendosur edhe rregullat dhe kushtet e lojës. Në një njoftim për shtyp, Posta Shqiptare ka bërë të ditur se, për sa i përket rolit të saj në këtë proces, ajo ka përmbushur me mjaft përpikmëri dhe korrektesë marrëveshjen dypalëshe duke vendosur në dispozicion informacionin e mbledhur mbi bazën e vetëdeklarimit të klientit për numrin e kuponave tatimorë në copë dhe në vlerë.