Loja ekonomike e gazit të Rusisë ‘kryqëzon’ Moldavinë! Debitore e 610 mln eurove shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Loja ekonomike e gazit të Rusisë ‘kryqëzon’ Moldavinë! Debitore e 610 mln eurove shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Gazprom i Moskës mund të ndërpresë furnizimin me gaz të Moldavisë nëse vendi nuk e shlyen faturën dhe nuk nënshkruan një kontratë të re. 

Moldavia shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore të premten në një përpjekje për të siguruar gazin natyror më të lirë nga vendi ish-sovjetik nga Evropa pasi Moska-furnizuesi i saj tradicional- rriti gradualisht çmimet.

Sergei Kupriyanov i Gazprom tha se Kishinau i detyrohej kompanisë 709 milionë dollarë (610 milionë euro).

Kontrata mes Moldavisë dhe Rusisë përfundoi në shtator gjë që shkaktoi një krizë të madhe ekonomike në Moldavi krizë e cila çoi këtë të fundit në shpalljen e emergjencës. Sidoqoftë, rusët nuk pretenduan se mbyllen tërësisht udhët ekonomike mes dyshes historike për transportim gazi, si rrjedhojë njoftuan se do të kishte një mundësi kontrate të dytë në tetor.

"Nëse pagesa për furnizimet me gaz nuk paguhet plotësisht dhe një kontratë nuk nënshkruhet nga dhjetori, atëherë Gazprom do të ndalojë furnizimet me gaz në Moldavi, u tha nga zyrtarët rusë për mediat.

Vendi prej 2.6 milionë banorësh i lidhur mes Rumanisë dhe Ukrainës merr gaz nga Rusia nëpërmjet rajonit të tij separatist pro-rus të Transnistrisë dhe Ukrainës.

Gazprom këtë muaj rriti çmimet me më shumë se 40% në 790 dollarë për mijë metër kub nga 550 dollarë - një nivel që zëvendëskryeministri Andrei Spinu tha se ishte "jo i justifikuar dhe jo realist" për vendin më të varfër të Evropës.

Pavarësisht se kontrata po zgjatej, kryeministrja moldave Natalia Gavrilita tha të premten se vendi po merrte një të tretën më pak gaz natyror se zakonisht për tetorin.

“Ne përballemi me një situatë kritike”, u shpreh udhëheqësja e Moldavisë.

Ajo i komunikoi parlamentit se Moldavia do të kërkonte furnizime nga vendet e BE dhe falënderoi Rumaninë dhe Ukrainën që tashmë kanë ofruar një sasi minimale të gazit.

Gjendja e jashtëzakonshme 1 mujore, e cila pritet të zgjasë deri më 20 nëntor, i jep kompanisë moldave të shërbimeve Energocom kompetencat për të siguruar gazin nga vendet e tjera.

Mungesa e gazit në vend vjen mes rritjes së çmimeve të gazit gjë që nga Evropa merret si papërgjegjshmëri nga Moska e cila nuk siguron furnizime shtesë në mënyrë që ta ketë me të lehtë për të ushtruar presion mbi kontinentin.

Megjithatë, pavarësisht hipotezave apo edhe akuzave nga BE, kreu i Rusisë Vladimir Putin nuk pranon asnjë akuzë, sipas tij BE po ndjek një politikë të gabuar. Të njëjtën ide si Putin mbështeti edhe ish- kancelarja e Gjermanisë në samitin e Bllkanit perëndimor, Angela Merkel e cila jo vetëm që hodhi poshtë pretendimet e BE-së por edhe i kritikoi duke i cilësuar konkluzionet e tyre si 'të nxituara'.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun