Lojërat e fatit,Cani:Pa shlyer tatimet
nuk mund të hapet asnjë pikë e re

Lojërat e fatit,Cani:Pa shlyer tatimet<br />nuk mund të hapet asnjë pikë e re
TIRANË - Të gjithë ata që duan të hapin një biznes të ri me lojrat fati tshmë do tu nënshtrohen rregullave të reja.

Ka qenë Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i cili ka nënshkruar një ndryshim në udhëzimin nr 5, për procedurat e hapjes dhe mbylljes të sallave të lojërave të fatit, basteve sportive, kazinove elektronike dhe bingove tradicionale.

Sipas këtij ndryshimi, do të forcohen rregullat për lojrat e fatit, që do të thotë se asnjë pikë basti, kazino elektronike apo çfardolloj loje fati, nuk mund te hapë pikë të re, nëse nuk ka paguar detyrimet tatimore.

“Mbështetur në pikën 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të nenit 10, pika 4, të ligjit nr. 10033, datë 11.12.2008 "Për lojërat e fatit", të ndryshuar, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka nënshkruar një ndryshim në udhëzimin nr 5, datë 19.01.2009 “Për procedurat e hapjes dhe mbylljes të sallave të lojërave të fatit, basteve sportive, kazinove elektronike, bingove tradicionale”. Ky ndryshim saktëson se hapja e lojërave të përmendura mund të bëhet vetëm pasi në organet përkatëse të paraqitet edhe vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore”, - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer