Lojërat e fatit/ Pikat e basteve do
të jenë100 metra larg njëra-tjetrës

Lojërat e fatit/ Pikat e basteve do<br />të jenë100 metra larg njëra-tjetrës
TIRANE - Kuvendi miratoi në seancën e fundit për këtë vit me vetëm 68 vota “pro”, 22 kundër dhe 7 abstenim, projektligjin për “Lojërat e Fatit”. Ashtu siç ishte parashikuar, pas debateve brenda mazhorancës në komisionet parlamentare, edhe  gjatë votimit shumica parlamentare nuk ishte unike në qëndrimin e saj. Kësisoj, shtatë votat abstenim janë të deputetëve të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafa, Pandeli Majko, Erion Braçe, Vasilika Hysi, Vexhi Muçmataj dhe Valentina Leskaj.

Deputetët abstenues votuan edhe kundër amendamenteve për distancën e lojërave të fatit nga institucionet arsimore, apo edhe për masën e tatimit prej 15%. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe ai i Ligjeve patën propozuar zhvendosjen e lojërave të fatit deri në 200 m distancë, ose grupimin e tyre në një pikë të vetme dhe jo të shpërndara nëpër zonat e banimit. Por Kuvendi vendosi që distanca të jetë vetëm 100 metra.   
 
Projektligji cakton një skemë taksimi jo fikse, siç ishte deri tani, për çdo sallë/ NIPT sekondar/makinë elektronike, por mbi bazën e fitimit. Një tjetër ndryshim që është pjesë e këtij projekligji është se të gjitha lojërat on line do të lidhen në një server qendror, i cili do të jetë lehtësisht i kontrollueshëm nga Ministria e Financave

Debatet Bode-Braçe
Pavarësisht se projekt ligji për Lojërat e Fatit u miratua me votat e mazhorancës, nuk ka kaluar pa debate momenti para votimit, në seancën e fundit parlamentare për vitin 2015. Deputeti demokrat, ish ministri finacave Ridvan Bode, ka akuzuar kreun e komisionit të ekonomisë, socialistin Erjon Braçe, se ky i fundit është i lidhur me klientelën që përfiton nga drafti në fjalë.

Sipas Bodes, në ndryshimet e parashikuara në pr.ligj thuhet se për liçensimin e një biznesi të tillë fatura është 10 milionë dollarë, por ndryshe është fatura për ato resorte kazinosh, të cilat do ta kenë koston e liçensimit 500 mijë dollarë.

“Personi që sapo foli është pikërisht pjesë e klientelës. Por thelbi i ligjit ishte kjo e fundit, resortet e kazinove. Dhe ne i kërkuam që të vendosë parlamenti që të jenë të balancuara dhe jo t’i vendosë qeveria. Megjithatë qeveria erdhi dhe hodhi shashkën e më pas iku. Një kazino e ka liçensën 10 milion dollarë, një resort kazinoje do ta ketë 500 mijë dollarë. Kjo është diçitura”, tha Bode.

Pas kësaj ka reaguar Erjon Braçe i cili ka theksuar se ai nuk mund të jetë pjesë e klientelës, për shkak se nuk mer vesh nga lojërat e fatit apo bixhozi. Në të kundërt, tha Braçe, në krahun e opozitës, ai është në dijeni të personave që jo vetëm luajnë bixhoz, por janë pjesë e shitjes së ndeshjeve.

“Unë mirëpres nga zotëria që foli këtu çdo lloj epiteti apo sharje, madje çdo lloj etiketimi. Por që ky mua të më bëjë klient të lojërave të fatit, kjo është e tepërt. Edhe ai vetë, e pa në komision, që unë nuk marr vesh nga ajo lloj pune. A po, unë e di që nga ajo ana,( duke e patur për krahun e opozitës) ka njerëz që i luajnë lojërat e fatit aq mirë sa nuk ka ku të shkojë. Në qoftë se do zotëria, unë mund t;i theme edhe me emra. Që nuk meren vetëm me lojërat e fatit, por edhe me menaxhimin e ndeshjeve. Që ta mbyllim këtu këtë histori dhe të mos hyj këtu tek Federbet­i, sepse bëhet me turp gjithë dynjaja pastaj” ka thënë Braçe. 

Tatim-fitimi për bastet, Kuvendi vendos 15%
Projektligji për lojërat e fatit parashikon që kazinotë të zhvendosen kryesisht drejt zonave turistike. Sipas ligjit të ri lojërat e fatit “Kazino” dhe “Resort kazino” lejohen të organizohen vetëm në zonat me rëndësi kombëtare duke respektuar distancat nga territori administrativ i njësisë vendore, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu do të ndalohet ushtrimi i këtyre aktiviteteve pranë institucioneve fetare, institucioneve të arsimit parauniversitar dhe institucioneve të arsimit të lartë. Projektligji i miratuar dje nga Kuvendi, parashikon që pikat të jenë 100 metra larg institucioneve.

Një tjetër amendamentet që u miratua dje në Kuvend ishte dhe ai për tatim-fitimin e tyre i cili do të jetë 15%. Një tjetër ndryshim që është pjesë e këtij projekligji është se të gjitha lojërat on line do të lidhen në një server qendror, i cili do të jetë lehtësisht i kontrollueshëm nga Ministria e Financave. 


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!