ELBASAN- Në kuadër të parandalimit dhe “goditjes” së paligjshmërisë në vend, policia e Elbasanit, ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.
Për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, është arrestuar 23-vjeçari, F.Ç, banues në Elbasan, pasi në lagjen "Dyli Haxhire", është konfliktuar dhe më pas ka goditur për shkak të detyrës, rojën e një dyqani.
Në pranga është vënë edhe një i mitur, 15 vjeç, B.E, pasi në lagjen "Syrja Dylgjeri", Elbasan, ka vjedhur biçikletë.
Policia rrugore, ka arrestuar një 25-vjeçar, K.D, i cili u kap duke drejtuar një motor pa leje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.