Në mars 2017, Këshilli i Ministrave shpalli si fitues të koncesionit që do të ndërtojë Sistemin Qendror të Monitorimit të Lojërave të Fatit një konsorcium, të përbërë nga kompanitë “Admiral Sportwetten” GmbH & “ATSI” spolka akcyjna & “MC Networking” sh.p.k. Përfaqësuesja në Shqipëri e fituesve është kompania “Mc Networking”, me një kapital të regjistruar prej 17.9 milionë lekësh. Dhe, një muaj më pas, qeveria miratoi edhe një VKM për tarifat që do të aplikohen nga ana e koncesionarit mbi lojërat e fatit në funksion të shërbimit që lidhet me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit. Tarifa ditore për çdo pikë bastesh në vend do të jetë 0.70 euro, ose 21 euro në muaj. Kjo e çon totalin që do të paguajë një pikë basti në 252 euro në vit.
Aktualisht sipas shifrave të deklaruara nga Shoqata e Shoqërive që operojnë në fushën e lotove dhe basteve sportive në treg janë rreth 3 mijë pika. Kjo do të thotë që totali që do të paguajnë pikat e bastit te koncesionari është 756 mijë euro.
Por, veç tarifës fikse, vetëm për bastet sportive është vendosur një tarifë shtesë, që vendoset mbi xhiron e deklaruar, duke llogaritur si taksë mirëmbajtjeje shifrën prej 0.5% të xhiros. Sipas deklarimeve të vitit 2015, bastet sportive kane realizuar xhiro në masën 4.4 miliardë lekë dhe 0.5% e kësaj do të ishte e barabartë me 160 mijë euro.
Kategoria e dytë që do të paguajë tarifë për sistemin e monitorimit është ajo e kazinove elektronike, që do të jetë 1.25 euro për çdo aparaturë apo makinë loje. Kjo do të thotë që, për një aparaturë në muaj do të paguhet 37.5 euro, çka në një vit e çon detyrimin për t’u paguar në 450 euro. Deri në vitin 2013, zyrtarisht rezultonin në treg 2.200 aparate të instaluara brenda kazinove elektronike. Me këtë shifër, detyrimi total që ky segment do paguajë është 990 mijë euro nëse do të kemi të njëjtën sasi makinash. Kjo kategori nuk paguan taksë mbi xhiron për mirëmbajtjen.
Lidhur me Lotarinë Kombëtare, tarifa që është parashikuar për t’u paguar është 1 euro në ditë për njësi. Sipas faqes zyrtare të Lotarisë Kombëtare në të gjithë vendin rezultojnë rreth 425 njësi që tregojnë lojërat e kësaj kompanie. Kjo do të thotë që çdo njësi do të paguajë në muaj 30 euro dhe në vit 360 euro ndaj koncesionarit. Në total, gjithë njësitë do të paguajnë 153 mijë euro për sistemin e monitorimit. As kjo kategori nuk paguan taksë mbi xhiron për mirëmbajtjen.
Duke mbledhur të ardhurat nga të tre segmentet e sektorit, rezulton që koncesionari do të arkëtojë rreth 2 milionë euro në një vit (të paktën 60 milionë euro në 30 vjetët e koncesionit)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.7%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan
13 Janar, 18:04
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është
13 Janar, 17:55
-
Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
13 Janar, 17:50
-
Zbulohet tuneli i karteleve të kokainës mes SHBA dhe Meksikës! I blinduar, 4 metra i gjerë dhe 6 metra i lartë (VIDEO)
13 Janar, 17:36