Lojtarët aplikojnë për pasaporta
diplomatike në Ministrinë e Jashtme

Lojtarët aplikojnë për pasaporta<br />diplomatike në Ministrinë e Jashtme
Pas marrjes së çelësit të Tiranës, ekipi kombëtar iu drejtua Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u prit nga kryediplomati, Ditmir Bushati. Gjatë fjalës së shkurtër, Bushati tha se tashmë lojtarët e ekipit kombëtar, janë ambasadorët e Shqipërisë në botë.  Ata që do të përfitojnë pasaportat do të jenë 23 lojtarët që na përfaqësuan në Kampionatin Europian, trajneri Gianni De Biasi, Armando Duka, Erion Bogdani, Ilir Shulku, Lutfi Nuriu si dhe menaxheri Alban Bushi.

"Shqipëria ka shumë diplomatë, por ju jeni shkëlqesitë e vërtetë për vetë forcën që keni demonstruar në mbarë Europën", tha Bushati, duke ftuar lojtarët që të aplikojnë për pasaportat diplomatike. "Ju ftoj të nënshkruani për pasaportën diplomatike, për të vijuar më pas edhe me procesin burokratik i cili do të kryhet brenda një kohe rekord", tha Bushati. 

pasaporta

pasaporta

aplikimi per pasaporter lojtaret

pasaporta

paspaorta
 Foto të tjera 
pasaportat

pasaportat
(Lojtarët dhe stafi teknik do të pajisen me pasaporta diplomatike)

 FOTO

Duke vlerësuar arritjen e kombëtares në Europianin e Francës, Bushati tha se "arritët të ngrini Shqipërinë në një prej piedestaleve të futbollit botëror". "Ky është mesazhi më i mirë për të treguar si kemi të gjitha mundësitë për të përparuar si komb. Rrugëtimi juaj drejt Francës ka qenë edhe rrugëtimi i shqiptarëve. Ju bëtë atë që politika e ka tabu, përfaqësimin e denjë të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, duke u shndërruar në kombëtaren e shqiptarëve. Ju keni dëshmuar se jeni ambasadorët tanë në botë. Kontributi juaj në përcjelljen e vlerave dhe shpirtit të vërtetë të shqiptarëve është i paçmuar", deklaroi Bushati. 

paspaorta

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare