Një incident i rëndë është shënuar në ndeshjen e futbollit mes Gramozit të Ersekës dhe Domosdovës së Prrenjanit, e vlefshme për kategorinë e parë.

Në video duken lojtarët e Gramozit që dhunojnë portierin e Domosdovës. Ndërhyrja e forcave te rendit është e kotë, teksa 11 lojtarë të Ersekës madje dhe rezervat grushtojnë portierin e miqve.

FSHF është vënë në lëvizje për zbardhjen e plotë të këtij incidenti dhe pritet përjashtimi i ekipit të Gramozit nga kampionati.
 
 

Ky është momenti kur lojtarët e Gramozit dhunuan me grushte dhe shkelma portierin e Domosdoves. FSHF’ja pritet ta përjashtojë Gramozin nga Kampionati!

Posted by Gazeta Express Sport on Sunday, February 21, 2016


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)