‘Lojtar monstër’, Teuta reagon ashpër ndaj sulmuesit të Tiranës: I ka shkaktuar frakturë tre lojtarëve tanë

‘Lojtar monstër’, Teuta reagon ashpër ndaj sulmuesit të Tiranës: I ka shkaktuar frakturë tre lojtarëve tanë

Klubi i Teutës, që të dielën në ‘Air Albania’ luajti ndeshjen e javës së 20 të Superligës kundër Tiranës, ka reaguar ashpër nëpërmjet faqes zyrtare ndaj futbollistit të bardhebluve Michael Ngoo. Klubi durrsak akuzon shtatlartin anglez se ka dëmtuar me dashje tre futbollistë gjatë ndeshjes së zhvilluar. Sipas Teutës futbollistët kanë pësuar fraktura, ndërsa i bën thirrje komisioneve të FSHF-së të marrin masa për këtë futbollist, që dje mori një karton të verdhë për këtë arsye.

“KF Teuta dhe tifozët janë shumë të irrituar për veprimet e lojtarit me ngjyrë të Tiranës, Michael Ngoo, i clili me goditjet e tij me brryl i ka shkatuar fraktura tre lojtarëve tan. I bëjmë me dije komisioneve pranë FSHF-së, që të shikojnë pamjet filmike, dhe të marrin masa për këtë lojtar mostër në fushë, që i ka të përsëritura këto gjeste.
Gjithashtu i bëjmë thirrje arbitrave, që ta kenë më shumë në vëmendje këtë lojtar me ato gjeste të shëmtuar me dashje në fushë.

Zyra për shtyp—KF Teuta”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël