‘Lokalet dhe urbanet plot, gjobat vihen në rrugë’, Rama i përgjigjet qytetarit: Si hahet pica me maskë?

Edi Rama

Masat për frenimin e përhapjes së COVID, jo vetëm që ka raste që nuk zbatohen por ato nuk janë të pranueshme nga disa qytetarë.

Një qytetar i ka shkruar kryeministrit Edi Rama në facebook, duke e pyetur nëse ka ndonjë koment për faktin që qytetarët gjobiten në trotuar ndërsa lokalet janë plot.

“Ke ndonjë koment për këta gjobëvënesit qe vendosin gjoba ne trotuare per maske? Kurse nga ana tjeter lokalet janë plotë, ne ambient të mbyllur dhe pa maska. Përhapja e virusit e sigurtë. Urbanet gjithashtu plotë. Kurse ne trotuar vijojnë masat e forta në luften ndaj virusit! Gjobit njerezit kot pa lidhje, thua se aty qendron problemi, në trotuar! Nuk i bie dot gomarit i bie samarit dmth”, shkruan ai.

Një përgjigje me ironi nga ana e kryeministrit nuk ka munguar, i cili thekson se është e pamundur të hahet në lokale.

“Nuk e dimë si pihet kafja apo si hahet pica me maskë, nese e ke gjetur një zgjidhje të lutem ndaje me ne”, shkruan Rama.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Strukturë e armatosura për mbrojtjen e votës, ju duket normale strategjia e PD-së për zgjedhjet?

Komento

Komente

  • Endri: 26/02/2021 09:00

    Pica nuk hahet dhe as kafja pihet me maske. Por ama ose mbylli lokalet per pak kohe ose detyroi te zbatojne rregullat.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Soreca pas takimit me Celibashin: Këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe BE, po ndjekim nga afër gjithçka që po ndodh! Palët të vetëpërmbahen