Ambienti nëntokësor që hajdutët përdorën për të realizuar grabitjen e degës së BKT në zonën e Bllokut ne Tiranë, rezulton në pronësi të biznesmenit dhe botuesit të njohur Irfan Hysenbelli.
Ky i fundit mësohet se e ka dhënë objektin, një ish-pub, me qira prej tre muajsh, teksa këtë fakt e ka pohuar edhe kur është pyetur ne polici.
Mister për policinë dhe prokurorinë është fakti se, si hajdutët kanë mundur të ndërrojnë fishekun e derës së ish pub-it, kanë hyrë brenda dhe kanë vijuar qetësisht misionin e tyre, që u finalizua me vjedhjen e 19 milionë lekëve te reja.
Kjo pasi pak metra larg ish-pub-it, ndodhej policia private e biznesmenit Hysenbelli e pavarësisht kësaj hajdutët kanë punuar të qetë, për të çarë murin që ndante lokalin me bankën.
Pasi kanë hyrë në ambientin e brendshëm të bankës BKT ku ishte dhe dhoma kasaforte kanë vepruar me mjete pune (çekiç, daltë, kriko) tek muri prej betoni i dhomës kasafortë dhe me pas janë larguar me shumën e parave.
Policia dhe prokuroria vijojnë ende punën për zbardhjen e rrethanave te plota të kësaj ngjarjeje.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për drejtorin e filialit Luigj Gjonaj, teksa ka lënë në burg drejtorin e sigurisë së kësaj banke, Florjan Skarra.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO