Londër, 60- vjetori i BE, mijëra
manifestues kundër BREXIT

Londër, 60- vjetori i BE, mijëra<br />manifestues kundër BREXIT
Dhjetëra mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Londrës këtë të shtunë kundër shkëputjes nga BE pasi vetëm pas katër ditësh nisin procedurat për largimin.

Në 60- vjetorin e krijimit të BE, rreth 80 mijë persona i janë bashkuar marshimit ku kanë bërë thirrje për të qëndruar në Bashkimin Europian.
Me flamurin e BE dhe pankarta në duar marshuesit iu drejtuan kryeministres britanike Theresa May që të nisë procedurat për të hedhur poshtë referendumin 23 qershorit.

"Unë jam evropian", “Unë jam 15 vjeçe dua të më kthesh mbrapsht të ardhmen time”, ishin këto disa nga pankartat që mbanin britanikët në duar. Marshimi u zhvillua në masa të rrepta sigurie nga frika për një sulm të mundshëm terrorist.

Ky marshim përkon me 60 vjetorin e krijimit të Bashkimit Evropian që u festua në Romë ku përgjegjësit politikë të 27 vendeve anëtare përveç Britanisë së Madhe janë mbledhur për të diskutuar për të ardhmen e Evropës pas Brexit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Operacion në disa qytete më urdhër të SPAK, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste

Operacion në disa qytete më urdhër të SPAK, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste