Tre nxënëse britanike, kanë fluturuar drejt Sirisë nëpërmjet një kompanie ajrore turke, për t’u bashkuar me xhihadistët sirianë.
Kadiza Sultana 16 vjeç, Shamima Begum 15 vjeç dhe një gjermane 15-vjecare, të treja nxënëse të shkëlqyera në shkollë, besohet të kenë shkuar drejt Sirisë për t’u martuar me terroristë islamikë.
Ndërkohë një tjetër shoqe e vajzave, është zhdukur që në dhjetor, besohet për të njejtën arsye. Sipas hetuesve, nxënëset janë kontaktuar nëpërmjet rrjeteve sociale nga shoqja e tyre e cila ndodhet tashmë në Siri dhe janë joshur prej saj për t’iu bashkuar grupeve xhihadiste.
Vajzat kishin celularë me vete dhe disa para, ndërkohë që ajo që ka alarmuar policinë, është fakti se të miturat janë lejuar të fluturojnë edhe pse pa prindër apo kujdestarë.
Redaksia Online
(m.p/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com