LONDËR - Princi Çarls ka vizituar dukën dhe dukeshën e Kembrixhit dhe nipin e tij të sapolindur në spitalin ku ende ndodhen në perëndim të Londrës.

Ardhja e Princit të Uellsit,  shoqëruar nga dukesha Kamila ndodhi dy orë pas asaj të prindërve të Keit,  Majkëll e Karolë Middleton, që u bënë vizitorët e parë të bebes. Princi Çarls tha se foshnja ishte "e mrekullueshme", ndërsa zonja Middleton tha se ai ishte "absolutisht e bukur". Znj Middleton tha se nëna dhe foshnja janë "që të tre ata janë duke e marrë veten".  Ajo shtoi se të përqafonte nipin e saj të parë, kishte qenë "e mahnitshme". Lidhur me emrin e princit të vogël, ende nuk ka të reja.
carlsi kamila
karole midleton
Vetë çifti tha pas lindjes së djalit: "Ne do të donim të falënderonim stafin e spitalit për kujdesin e jashtëzakonshëm që kanë treguar ndaj ne të tre.  E dimë se ka qenë një periudhë shumë e zënë për ta dhe ne do të donim t’i falënderonim të gjithë për mirëkuptimin e tyre gjatë kësaj kohe".

Pas lindjes së foshnjes, forcat e armatosura përshëndetën me armë në "Green Park" dhe këmbanat e Kullës së Londrës dhe Uestminster Abbey shënuan lindjen e të tretit pasardhës për fronin mbretëror. Trupat Mbretërore të Kavalerisë dhe Artilerisë bënë një përshëndetje me top në “Green Park” dhe më pas kalëruan në Bukingham Palace.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)