Policia britanike ka konfirmuar se kishte kapur një celulë terroriste aktive pas dy operacioneve të ngjashme ku është arrestuar një person i armatosur me thikë pranë Parlamentit të Westminster.

“Të paktën një muaj pas atentatit që shkaktoi pesë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pranë ndërtesës, simbol i demokracisë britanike, arrestimet janë pothuajse të përditshme”, tha Neil Basu, koordinator kombëtar kundër terrorizmit.

Në mbrëmjen e së enjtes, një operacion antiterrorist në veriperëndim të Londrës dhe në Kent, në juglindje, mundësoi arrestimin e katër personave, të cilët kishin lidhje me organizata terroriste.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com