LONDËR – Zarif: Ndërprerja e
bisedimeve është e përkohshme

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif u shpreh besimplotë se ndërprerja e bisedimeve të paqes për çështjen e Sirisë nuk është veçse e “përkohshme”, duke u bërë thirrje faktorëve të jashtëm të mos kenë aspak ndikim në proces.

Pas gjashtë ditë bisedimesh me regjimin sirian nga njëra anë dhe opozitës nga ana tjetër, emisari i OKB-së Staffan de Mistura njoftoi një ditë më parë në Gjenevë një ndërprerje në këto negociata, për të nisur etapën e një zgjidhjeje politike të konfliktit.

Diplomati i OKB-së refuzoi të flasë për dështimin e bisedimeve pasi pohoi se është përcaktuar data 25 shkurt për rifillimin e negociatave, por ende mbetet e pasigurt.

Ne shpresojmë që ndërprerja e bisedimeve në Gjenevë të jetë e përkohshme”, deklaroi në Londër Mohammad Javad Zarif, gjatë Konferencës së Donatorëve për viktimat civile të konfliktit. ATSH

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane