Londër, siguria e dobët, evakuohen
banorët e 800 apartamenteve

Londër, siguria e dobët, evakuohen<br />banorët e 800 apartamenteve
Nuk ka të përfunduar makthi në Londër ndërsa kanë kaluar vetëm pak ditë nga zjarri katastrofik i cili shkrumboi Kullën Grenfell dhe ku deri më tani kanë humbur jetën 79 persona.

Një ditë më parë shkak i zjarrit u konfrimua se ishte shpërthimi i një frigoriferi të prishur dhe struktura e dobët e pallatit dhe tashmë po merren masa që të mos lejohet më përsëritja e një tragjedi të tillë.

Pas frikës të shkaktuar banorët e më shumë se 800 apartamenteve janë evakuar në një bllok pallatesh në Camden në veri të Londrës.Ndërsa rreth 4 mijë ndërtesa konsiderohen se janë në rrezik.

Këshilli i Camden-it është shprehur se njerëzit që banojnë në apartamentet e pesë kullave duhet të evakuohen urgjentisht, për arsye sigurie. Sipas autoriteteve këto kulla kanë të njëjtën shtresë veshjeje si kulla Grenfell, ku ra zjarri katastrofik dhe ata duan të shmangin një tjetër tragjedi.Kryatri i Bashkisë u shpreh se do të duhen disa javë punë për të garantuar sigurinë e qytetarëve që jetojnë në këto apartamente.

Mendimet e mia janë me banorët e Camden-it, që po evakuohen, ndërkohë që shtëpitë e tyre  do te jene me të sigurta".u shpreh kryeministrja Theresa May sa i perket evakuimit.Ngjarja në Grenfell Tower në fakt shkaktoi shumë zemërim ndaj kreut të Downing Street duke kërkuar dorëheqjen e saj për mënyrën e menaxhimit të situatës.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë