LONDËR, 22 shkurt /ATSH-ANSA/ - Tre adoleshente britanike i janë bashkuar ISIS-it, njoftuan shërbimet sekrete turke.
"Tre adoleshentet britanike, të cilat u larguan të martën nga Londra për t'iu bashkuar ISIS-it, kaluan të premten kufirin turk me makinë", citoi sot gazeta e përditshme britanike "Daily Telegraph" shërbimet sekrete turke.
"Shamima Begum, 15 vjeçe, Kadiza Sultana, 16, dhe Amira Abase, 15 vjeçe, takuan në Stamboll një anëtar të ISIS-it, i cili merret me të huajt që duan t'u bashkohen xhihadistëve", shtoi e përditshmja e sipërcituar.
"Më pas, të hipura në makinë dhe nën shoqërinë e një siriani, ato mbërritën në qytetin Tal Abyad, përtej kufirit turk, i pushtuar nga ISIS-i", theksoi gazeta./ a.jor.










