Londër, burg për jetë çiftit
pakistanez vranë vajzën për nde

Londër, burg për jetë çiftit <br />pakistanez vranë vajzën për nde
LONDER- Një çift pakistanez është dënuar nga një gjykata britanike me burg për jetë pasi u akuzuan se vranë vajzën e tyre 17 vjeçare për cështje nderi.
Adoleshentja u shpall e zhdukur nga banesa e saj në Warrington, në veri të Anglisë, në 2003 ndërsa trupi I pajetë u gjet në lumen Kent në Cumbria, 6 muaj më vonë.

Babai Iftikhar, 52 vjeç dhe nëna e saj Farzana Ahmed, 49 vjeç kanë mohuar vrasjen por juria e gjykatës Chester Crown i quajti autor të vrasjes.

“Shqetësimi juaj për turpin ishte shumë më i madh se dashuria për fëmijën tuaj” tha gjyqtari duke shtuar “ Ju vratë një vajzë, dhe dëmtuat jetën e fëmijëve të tjerë.”
Edhe prokurori tha se vrasja ishte kryera pasi prindërit besonin se ajo i kishte turpëruar familjen.

“Prindërit u përpoqën të kontrollonin cdo second të jetës së vajzës së tyre. E detyronin të martohej me një njeri që ajo nuk i njihte. Dhe kur të gjitha këto përpjekje dështuan ata e vranë. Një vepër e keqe dhe e turpshme kundër vajzës së tyre, një vrasje që për syte e dikujt ndoshta i kanë bërë ata krenar” u shpreh hetuesi Geraint Jones në një konferencë shtypi pas vendimit të dhënë nga gjykata.

Çifti kishte mbytur fëmijën e tyre me një qese plastike pas viteve të tëra abuzimesh. Kishte qenë e motra e vogël e Shafile Ahmed (ne foto) e cila kishte dëshmuar para jurisë se kishte dëgjuar të ëmën ti thoshte të atit “Ta vrasim tani” më pas kishte parë babain që trupin e Shafiles të mbështjellë me një çarçaf të bardhë e kishte larguar me një makinë.

Një çift pakistanez është dënuar nga një gjykata britanike me burg për jetë pasi u akuzuan se vranë vajzën e tyre 17 vjeçare për cështje nderi.
Adoleshentja u shpall e zhdukur nga banesa e saj në Ëarrington, në veri të Anglisë, në 2003 ndërsa trupi I pajetë u gjet në lumen Kent në Cumbria, 6 muaj më vonë.

Babai Iftikhar, 52 vjeç dhe nëna e saj Farzana Ahmed, 49 vjeç kanë mohuar vrasjen por juria e gjykatës Chester Croën I quajti autor të vrasjes.
“Shqetësimi juaj për turpin ishte shumë më i madh se dashuria për fëmijën tuaj” tha gjyqtari duke shtuar “ Ju vratë një vajzë, dhe dëmtuat jetën e fëmijëve të tjerë.”
Edhe prokurori tha se vrasja ishte kryera pasi prindërit besonin se ajo I kishte turpëruar familjen.

“Prindërit u përpoqën të kontrollonin cdo second të jetës së vajzës së tyre. E detyronin të martohej me një njeri që ajo nuk i njihte. Dhe kur të gjitha këto përpjekje dështuan ata e vranë. Një vepër e keqe dhe e turpshme kundër vajzës së tyre, një vrasje që për syte e dikujt ndoshta i kanë bërë ata krenar” u shpreh hetuesi Geraint Jones në një konferencë shtypi pas vendimit të dhënë nga gjykata.

Çifti kishte mbytur fëmijën e tyre me një qese plastike pas viteve të tëra abuzimesh. Kishte qenë e motra e vogël e Shafile Ahmed e cila kishte dëshmuar para jurisë se kishte dëgjuar të ëmën ti thoshte të atit “Ta vrasim tani” më pas kishte parë babain që trupin e Shafiles të mbështjellë me një çarçaf të bardhë e kishte larguar me një makinë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0