Londër, 'Çekiçi i verdhë' po detyron britanikët të vrasin veten. Rrezikohet mungesë ushqimesh dhe medikamentesh (VIDEO)

Quhet "Operacioni Yellowhammer" (Operacioni Çekiçi i verdhë) ai që kanë përgatitur ekspertët pranë qeverisë britanike në lidhje me efektet e mundshme që mund të shkaktojë një Brexit pa marrëveshje me Brukselin, ndërkohë që Britania e Madhe po përgatitet për 31 tetorin.

Raporti konfidencial që tashmë ka pushtuar faqet e para të mediave kombëtare, parashikon një skenar apokaliptik: pamjaftueshmëri të produkteve ushqimore, medikamenteve, karburantit, krizë në kufirin delikat midis Irlandës Veriore Britanike dhe Republikës së Irlandës, protesta, paralizimin e punës në porte dhe si rrjedhojë bllokimin e shërbimeve sociale deri në pamundësinë e mbajtjes së shkollave të hapura.

Me pak fjalë, Mbretëria e Bashkuar do të tërhiqet menjëherë "në statusin e një vendeve të treta", domethënë në një nivel më të ulët tregtar.

Raporti i fundit nuk është i vetmi i këtij lloji por është i fundit brenda 74 ditëve të qeverisë së re të Boris Johnson.

Edhe Banka Qëndrore Britanike ka paralajmëruar një recesion të rëndë dhe që po shoqërohet nga një rënie e paundit në nivelet e tij më të ulëta që nga referendumi i Brexit tre vjet më parë.

Si për të vërtetuar autenticitetin e dokumentit sekret, ka ardhur dhe reagimi i zemëruar i qeverisë.

Një zëdhënës i Downing Street ka akuzuar një ish ministër. Zëdhënësi tha se "Ish ministri u ka dorëzua qëllimisht gazetave dokumentin në përpjekje për të ndikuar në negociatat me BE".

Në fakt, pasi Johnson u bë Kryeministër muajin e kaluar, nuk ka më asnjë negociatë me BE. Lideri i ri konservator e ka bërë mosmarrëveshjen edhe më shumë efektive, duke vendosur anulimin e marrëveshjes së mëparshme të arritur midis Brukselit dhe Theresa May.

Këtë javë Johnson do të takojë kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin dhe Presidentin Francez Emmanuel Macron në Paris.

Dje ministri për Brexit Stephen Barclay nënshkroi dekretin që fshin zyrtarisht dyzet ligjet evropiane nga sistemi kombëtar, akti i parë i largimit nga Unioni.

Në sfond duket se ‘rri zgjuar’ hipoteza e një mazhorance të re për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar për disa muaj, me qëllimin e vetëm për shtyrjen e datës 31 tetor për Brexit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Gjithçka duket e vështirë. Por ndërkohë numërimi mbrapsht vazhdon. Deri në 31 tetor, nëse nuk gjendet një zgjidhje, nata pasardhëse do të jetë me të vërtetë një Halloween për Britanikët. "Yellowhammer", gjigand po i shtrëngon britanikët të vrasin veten e tyre.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë