LONDER - Dy vajza 9-vjeçare nga Londra janë femrat më të reja në botë që kanë ecur mbi krahët e aeroplanit gjatë fluturimit. Kushërirat Rose Powell dhe Flame Brever së bashku kanë fluturuar mbi krahët e aeroplanëve "Rendcomb" në Gloucestershire.

Pas aventurës, Rose është shprehur se ishte frikësuar gjatë ngritjes, por më pas ishte qetësuar dhe kënaqur, madje edhe gjatë uljes së aeroplanit në pistë.  Ndërsa kushërira e saj, Flame, ka komentuar se “ fluturimi ka qenë me shumë erë dhe argëtues dhe është shumë bukur të jesh në ajër. 

Në vitin 2009, vëllai i Flame-s u bë njeriu më moshën më të vogël që ka ecur mbi krahët e aeroplanit gjatë fluturimit. Në atë kohe, ai ishte vetëm tetë vjeç. 
avion

avion
avion

avion
 
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)