LONDER -  Foshnja mbretërore pritet të lindë nga fundi i javës. Këto janë të rejat, që vijnë nga familja mbretërore dhe pikërisht nga Kamila dhe Princi Çarls. Ndërsa ata të filluan turneun e tyre veror në Devon dhe Kornwall, Kamilla ka zbuluar "sekretin" se  familja mbretërore shpreson që fëmija i Uilliam dhe Keit do të lindë "deri në fund të javës."

Gjatë një vizite dje në një qendër fëmijësh, Kamila tha: "Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë por jemi të gjithë duke pritur pas një telefoni. Shpresoj se deri në fund të javës, ai ose ajo do të mbërrijë!"
kate midletton
Këto ditë, mediat e lajmeve nga e gjithë bota, janë mbledhur jashtë spitalit ku dukesha e Kembrixhit, Kate Midletton është shtruar për të lindur fëmijën e saj të parë dhe për të dhënë lajmin e parë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)