Një autobus dykatësh ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në një nga rrugët në qendrën e Kingston, në jugperëndim të qytetit të Londrës.

Pasagjerët shpëtuan për mrekulli duke dalë nga autobusi sapo ai filloi të merrte flakë.

Shërbimi i ambulancës mbërriti në vendngjarje për të mjekuar njerëzit e rrezikuar nga asfiksimi por autoritet lokale raportojnë se asnjë nuk ka dëmtime serioze.

Si masë paraprake  nga një shpërthim i mundshëm i autobusit, banorët e vendit u evakuuan.

Zjarrëfikësit e vunë situatën nën kontroll rreth orës 10.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.
 


[gallery]19981[/gallery]

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com