Londër,pallati i 'ferrit',shuhen
shpresat për të mbijetua

Një godinë fantazmë,e errët e shkrumbuar e frikshme ku ende mund të ketë viktima është kjo panorama që të ofron  Kulla Grenfell  në Londër, një pallat 27 katësh I shndërruar në ferr.
 
Autoritetet britanike kanë humbur shpresat se mund të gjejnë të mbijetuar në pallatin e shkrumbuar I cili ditën e djeshme  u përfshi nga një zjarr I fuqishëm.

Kreu i zjarrfikësve konfirmoi se është ende e pamundur të flitet për një bilanc përfundimtar të viktimave dhe se do të duhen disa javë për të rikthyer ndërtesën 27 katëshe në gjendjen e mëparshme e cila nuk është më e sigurt.

Pas  shuarjes së zjarrit, autoritetet  kanë nisur të kërkojnë trupat në ndërtesë.

Nga ana tjetër janë shtuar edhe apelet pasi ka ende njerëz që mungojnë, kërkohet mes të lënduarve në spitale apo dhe në qendrat e hapura për tu ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga tragjedia.
 
Ende autoritetet nuk kanë dhënë një shpjegim zyrtar sa i përket shkakut që shkrumboi ndërtesën por ata shprehen të shokuar  sepse nuk kishin parë asnjëherë  një zjarr të tillë katastrofik që në pak minuta përpiu pallatin 27-katësh.

Më shumë se 200 zjarrfikëse u angazhuan për të shuar zjarrin dhe vijuan punën gjatë të gjithë natës. Dëshmitë e banorëve ishin drithëruese teksa tregonin sesi i kishin mbijetuar flakëve apo sesi kishin parë njerëz qe hidheshin nga ndërtesa.

Një episod që riktheu në mendje sulmin mbi kullat Binjake në SHBA, ku qytetarët hidheshin nga lartësia për t’i shpëtuar sulmit.

Deri më tani raportohet se mbi 15 persona kanë humbur  jetën e dhjetra janë plagosur.

Kryeministrja Theresa May dhe mbretëresha Elizabeth shprehën ngushëllimet e tyre për një ngjarje të tillë e cila sërish trondit Londrën e prekur së fundmi nga sulmet terroriste.

[gallery]22690[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen