Londër,përkujtohen viktimat e sulmit
gratë dorë për dore me njëra- tjetrën

Londër,përkujtohen viktimat e sulmit<br />gratë dorë për dore me njëra- tjetrën
Katër ditë pas sulmit terrorist dhjetëra gra, shumica prej tyre të veshura me shami, janë mbledhur në shenjë solidariteti për të dënuar krimin e tmerrshëm që tronditi Londrën.
 
Të veshura me ngjyrën blu, simbol i shpresës dhe paqen kanë formuar një zinxhir përreth 5 minuta përgjatë urës së " Eestminster" për të kujtuar 4 viktimat e sulmit të 22 marsit.
 
Ayesha Malik, një 34- vjeçare, nënë e dy fëmijëve u shpreh se ky veprim është bërë në shenjë për të treguar solidaritet me parimet që myslimanët nuk i kanë në zemër.
 
"Si një myslimane unë mendoj që është e rëndësishme për të treguar solidaritet me parimet që nuk i kemi në zemër. Jemi pro diversitetit, pluralizmit", u shpreh 34- vjeçarja.
 
Gjithashtu në kujtim të viktimave të sulmit, një prej të cilëve dhe një polic, kolegët e tij kanë vendosur lule, kanë ndezur qirinj tek vendi ku humbën jetën 4 personat.
 
Të mërkurën e 22 marsit, një person i identifikuar si Khalid Masood u mori jetën 4 personave të pafajshëm, e më pas u vra nga policia e Londrës. 

[gallery]21600[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë