Tre persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një treni pasagjerësh me një tren mallrash në stacionin Waterloo të kryeqytetit anglez.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së martë rreth orës 05:45, ndërsa mediat britanike raportojnë se fatmirësisht nuk janë shënuar viktima.

Shërbimet e emergjencës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

Përplasja mes dy trenave ka bërë që stacioni i Waterloo, i cili është një nga më të ngarkuarit në Londër, ka bërë që të ndikohet i gjithë rrjeti hekurudhor i kryeqytetit, duke vështirësuar lëvizjen për më shumë se 270 mijë udhëtarë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com