Londër, rrëfimi për Report Tv:
Pallati në flakë kishte shqiptarë

Londër, rrëfimi për Report Tv:<br />Pallati në flakë kishte shqiptarë
LONDER-Shkon në 17 numri i viktimave në Londër nga djegia e kullës 27 katëshe, ndërsa 70 persona mbetën të lënduar.
 
Sajmir Lleshi, shqiptari që banonte vetëm 80 metra larg gradaçelës që u dogj rrëfen për Report TV tmerrin dhe se si i shpëtoi rrezikut.
 
Ai dëshmon se në pallat kishte të strehuar edhe shqiptarë nga Kosova.
 
Ngjarja ka ndodhur para dy netësh, sapo kisha rënë me fjetur, më pas dëgjova thirrje për ndihmë.
 
Por pas pak kohësh dëgjova më shumë zhurmë, dola jashtë, njerëzit ishin duke kërkuar ndihmë, pasi nuk kishin mundësi për të zbritur.
 
Më erdhi shumë keq, pasi nuk kisha mundësi me i ndihmuar. Mbetëm të habitur, pasi janë ngjarje që nuk i shikon cdo ditë.
 
Shpresonim që njerëzit të dilnin, disa nisën të lidhnin çarçafët për të zbritur, por nuk kishin shumë çarçafë dhe mbetën.
 
U trembën edhe fëmijët, pasi ishte një situatë e rëndë. Atë që kam parë unë lutëm që të mos e shikojë njeri, pasi ishte si nëpër filma.
 
Pashë live njerëz duke bërtitur për të zbritur fëmijët, por nuk dija se cfarë të bëja.
 
Dëgjova një grua nga Kosova, që tha se motrën time e kanë dërguar në spital, por nuk dimë gjë për fëmijët.
 
Ajo ishte e vetmja shqiptare që jetonte aty, por nuk di më shumë sa veta kanë jetuar aty, vetëm një anglez njihja
” deklaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin