LONDËR, 26 shkurt /ATSH-ANSA/ - Xhon Xhihadisti, ekzekutori i ISIS-it, i cili shfaqet në disa video duke vrarë pengje, quhet Mohamed Emwazi dhe është një 27-vjeçar londinez, njoftoi sot BBC-ja duke cituar burime nga Scotland Yard.
Emri i vërtetë i Xhon Xhihadistit ishte i njohur nga autoritetet, por ato zgjodhën ta fshehin për të mos kompromentuar hetimet.
Emwazi u shfaq për herë të parë në një video duke i prerë kokën gazetarit amerikan, James Foley, gushtin e kaluar.
Sipas disa miqve të terroristit, Emwazi i përket një familjeje me emër në perëndim të Londrës dhe ka studjuar për Shkenca Kompjuterike.
Besohet se ai ka mbërritur në Siri në vitin 2012 për t'iu bashkuar ISIS-it./ a.jor.












