Londër, shkon në 5 numri i
viktimave, humb jetën i plagosuriVD/May nga paniku merr drejtimin e gabua

Londër, shkon në 5 numri i<br />viktimave, humb jetën i plagosuriVD/May nga paniku merr drejtimin e gabua
Teksa kanë kaluar dy ditë nga sulmi që tronditi Londrën, policia vijon hetimet dhe kërkimet për të dhënë më shumë shpjegime për ngjarjen.

Mediat raportojnë se krahas 7 të arresuarve në Birmingham këtë mëngjes janë ndaluar edhe 2 persona të tjerë të cilët cilësohen dy elementë të rëndëishëm te hetimit.  
 
Sipas autoriteve të arrestuarit po përgatisnin një atentat. Një ditë më parë policia identifikoi autorin 52 vjecarin Khalid Masood i lindur në Kent, një person i njohur nga inteligjenca por që nuk ishte hetuar për terrorizëm.
 
Por ditën e sotme të përditshmet shkruajnë se emri i vërtetë e agresorit është Adrian Rusell Ajao dhe se emrin Masood e kishte marrë pasi ishte shndërruar në besimtar islamik. 

Mediat shkruajnë se e njihnin autorin si një njeri familjar që çonte 3 fëmijët në shkollë çdo mëngjes e kujdesej për kopshtin përpara shtëpisë. 
 
Ndërkohë sa i përket viktimave, bilanci shkon në 5 të vrarë duke përfshirë dhe autorin dhe 35 të plagosur mestyre 2 në gjendje të rëndë, pasi mbrëmjen e djeshme humbi jetën njëri nga të plagosurit në urën Westminster, një 75 vjecar.
 
Sulmi i së mërkurës u mor përsipër nga ahtuquajturi Shteti Islamik, i cili konfirmoi se ai u realizua nga një ushtar i tij.
 
Kujtojmë se autori 52 vjecari, i hipur në një makinë eci me shpejtesi drejt kalimtareve që ndodhenin në urën Westminster dhe më pas u përplas me gardhin e parlamentit ku i armatosur me një thikë tentoi të hynte brenda por u vra nga policia.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Operacion në disa qytete më urdhër të SPAK, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste

Operacion në disa qytete më urdhër të SPAK, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste