LONDER - Çifti mbretëror Uilliam dhe Keit, që është duke pritur fëmijën e tij të parë, mund ta quajë fëmijën e tyre Hasinth ose Theofil, sipas njerit prej emrave më ekzotikë të paraardhësve të tyre. Por çifti i këndshëm do të pëlqente më shumë ta quante Elizabet ose Xhon.

Këto janë pandehmat e kërkuesve në historikun e familjeve të të dyve, të cilët kanë zbuluar se këta janë emrat më popullorë në pemën e familjes së të dyve.

Në një fotogaleri po radhisim princat dhe princeshat, trashëgimtarë ose jo të froneve mbretërore, lindur pas viteve '40 e këtej deri në pritje të fëmijës së fundit të Uilliam dhe Keit Midleton.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)