LONDËR, 18 shkurt /ATSH-AFP/ - Qeveria skoceze, që dështoi në shtator në shkëputjen nga Britania e Madhe me anë të një referendumi, fitoi sot megjithatë pavarësinë në internet duke ndryshuar domenin nga "gov.uk" në "gov.scot".
Pesë muaj pas dështimit të referendumit, faqja e internetit e rajonit gjysmautonom është e arritshme në adresën www.gov.scot në vend të adresës www.scotland.gov.uk.
"Përdorimi i domenit .scot bëhet për afirmimin e identitetit tonë", deklaroi zëvendëskryeministri skocez, John Swinney.
Sipas qeverisë skoceze, të paktën 8 000 kompani dhe organizata do ta përdorin së afërmi këtë adresë./ a.jor.