Revista prestigjoze “Nature” shkruan se pa vendosjen e masave të karantinës në Evropë, prej koronavirusit mund të kishte pasur 3,1 milionë vdekje.
Artikulli i publikuar në faqen online të saj nga kërkuesit e Imperial College London tregon se masat e izolimit dhe bllokimit për të frenuar përhapjen e infeksionit nga koronavirusi në Europë patën sukses në reduktimin e niveleve të transmetimit të Sars-Cov-2 dhe në kontrollin e epidemisë.
Vlerësimi i tyre për 3,1 milionë jetë të shpëtuara mbështetet edhe studimet e kryera në Itali dhe disa vende europiane.
Shkencëtarët kujtojnë sesi nga data 2 deri në 29 mars, vendet e Evropës nisën implementimin e masave të forta që përfshin mbylljen e shkollave, e më tej, izolimin dhe të gjitha këto, rezultuan të suksesshme sipas tyre në mbajtjen e virusit nën kontroll pikërisht në fazën kur ai ishte në kulmin e fuqisë së vet.
Përpos vlerës Rt, që është treguesi i shkallës së infektueshmërisë, një mënyrë për të llogaritur impaktin e epidemisë është dhe analiza e vdekjeve të regjistruara, e cila konsiderohet më e saktë sesa ajo e rasteve që raportohen. Drejtuesi I studimit, Dr Samir Bhatt, tha se të dhënat tregojnë që po të mos ishin marrë masa të tilla të rrepta, do të kishte pasur një numër shumë më të madh vdekjesh nga Covid-19.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Enver Robelli: E djathta ekstreme evropiane si kërcënim për Kosovën
11 Shkurt, 16:00
-
Londër/ Dënohet me 7 vite burg ish-futbollisti, ishte kthyer në lojtar kyç në tregun e kokainës me shumicë
8 Shkurt, 08:43
-
Veton Surroi: Pse Europa duhet të mësojë historinë amerikane?
5 Shkurt, 08:33
-
Shqipëria, Finlanda, Mali i Zi: Vendet e Europës me kërkesat më të ulëta të të ardhurave për viza nomade dixhitale
2 Shkurt, 09:26
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
VIDEO/ Tottenham fiton minimalisht aktin e parë gjysmëfinal të Kupës, Liverpool 'bie' pas 25 ndeshjeve! Frikë për Bentancur
9 Janar, 08:38
-
Angli/ 14 vjeçari qëllohet për vdekje me thikë në autobus! Policia nis hetimet (VIDEO+FOTO)
7 Janar, 19:47
-
Temperaturat e ulëta zbrazin 'depozitat' e gazit në Europë, ulen 'pikiatë' rezervat
6 Janar, 18:43