Agresori 19-vjeçar i cili mbrëmjen e djeshme goditi për vdekje një grua dhe plagosi 5 të tjerë është me çrregullime mendore dhe nuk ka lidhje me elemente të terrorizmit. Ngjarja u shënua në Russell Square rreth orës 22 e 30 të së mërkurës. Agresori është një i ri 19-vjeçar që u arrestua nga policia dhe u dërgua në spital pasi rezultoi me probleme psikologjike. Autoriitetet konfirmuan se ky ishte nje rast i izoluar dhe viktimat ishin zgjedhur rastesisht.
I riu me prejardhje nga Somalia ka goditur fillimisht disa herë me thikë 60-vjeçaren e më pas nisi të sulmonte personat e tjerë. Dëshmitarët kanë treguar se kanë dëgjuar të bërtitura dhe kërcënime por nuk kanë arritur të kuptojnë nese 19-vjecari fliste për terrorizëm.
Menjëherë pas ngjarjes në Londër u shtuan forcat e sigurisë. Kryetari i bashkisë Sadiq Khan i ftoi qytetarët të jenë të qetë dhe vigjilentë ndërsa policia po punon për të sqaruar më tej ngjarjen. Ai kërkoi ndihmën e londinezëve që të japin çdo lloj informacioni qofte edhe anonim për të ndihmuar forcat e sigurisë.
Agresioni ndodhi në të njëjtin vend ku në 17 korrik 2005 shpërthimi i një bombe shkaktoi vrasjen e 56 personave dhe plagosjen e 70 të tjerëve.
Një ditë më parë autoritet kishin paralajmëruar shtimin e forcave të sigurisë për të parandaluar çdo lloj sulmi duke pasur parasysh edhe goditjet që kanë pësuar shume prej shteteve evropiane. Ne kushtet e kërcënimin Londra tashme ka aktivizuar forcat e quajtura C Men të njohur si specialistët kundra terrorizmit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com