Londër, vazhdon “gjuetia” për autorin
e sulmit terrorist, ushtria në terren

Londër, vazhdon “gjuetia” për autorin<br />e sulmit terrorist, ushtria në terren
Autoritetet angleze janë duke zhvilluar një aksion të gjerë për kapjen e personit i cili vendosi bombën mëngjesin e djeshëm në stacionin e metrosë në Londër.

Policia ka deklaruar se janë në gjurmë të autorit dhe se qindra oficerë policie janë në ndjekje të tij, ndërkohë që mediat britanike janë gjatë ditës së djeshme shkruanin se autoritetet e kishin identifikuar autorin e sulmit i cili shkaktoi 29 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 10- vjeçar.

I ashtuquajturi Shteti Islamik, nëpërmjet një deklarate në  agjencinë e tij të lajmeve, “Amaq”, ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Nga ana tjetër komisionari i policisë Metropolitane, Mark Rowley është shprehur se tashmë është një rutinë që ISIS të merrte përsipër përgjegjësinë pavarësisht nëse kanë pasur ose jo lidhje me autorin e sulmit.
Stacioni Parsons Green në Londër është rihapur sërish gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Sipas BBC, deklarata e bërë nga policia, sugjeronte që mund të mos ishte vetëm një autorë por mund të ishin disa. Sipas gazetarit të BBC i cili ka mbuluar ngjarjen, Scotland Yard dhe MI5 janë duke punuar për të zbuluar nëse në sulmin terrorist të mëngjesit të djeshëm ishin të përfshirë më shumë se një person.

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar niveli i sigurisë është rritur dhe kryeministrja Theresa May ka deklaruar ditën e djeshme se ushtria do të siguronte mbështetje për policinë dhe se do të zëvendësoheshin me ushtarë rojet e gardës të cilët ruaj ndërtesat e një rëndësie të veçantë, të cilat nuk janë të aksesueshme nga publiku.

“Publiku do të shikojë më shumë policë të armatosur në transportin publik dhe në rrugët tona, për të siguruar më shumë  mbrojtje. Ky është hap i cili është i domosdoshëm ndërkohë që hetimet vazhdojnë”, është shprehur May.

Kjo nuk është hera e parë që trupat e ushtrisë zbarkojnë në rrugët e Londrës. Rasti i parë ishte ai i 23 Majit, menjëherë pas sulmit terrorist në Manchester Arena, gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande.

Redaksia Online 
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza