Londër, vdes vajza që u hodh nga ura
simboli i sulmit terrorist

Londër, vdes vajza që u hodh nga ura<br />simboli i sulmit terrorist
Me siguri të gjithë e mbani mend vajzën e cila  u kthye në simbolin e sulmit terrorist në urën “Westminster” në Londër, vajza e cila u hodh nga ura ne lumin Tamis për t’i shpëtuar goditjes nga terroristi.

31-vjecarja nuk ia doli, ajo humbi jetën vetëm pak javë pas sulmit. Lajmi konfirmohet nga policia britanike. 

Andrea Cristea u gjet në lumë pas sulmit, të kryer nga Khalid Masood i cili teksa drejtonte një automjet eci me shpejtësi drejt kalimtarëve dhe më pas u drejtua drejt parlamentit ku vrau një polic.

Por edhe ai u asgjesua nga autoritetet ndërsa sulmi u mor përsipër nga shteti islamik.

“Andrea luftoi dy javë me vdekjen, por nuk ia doli, vdiq në mënyrën më të tmerrshme të mundshme” shprehen familjarët e saj.

Në atentatin e 22 marsit, humbën jetën 5 persona ndërsa ngjarja riktheu frikën e sulmeve terroriste në të gjithë botën.

[gallery]21739[/gallery]
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane