Londër,vijojnë hetimet,njëri nga
autorët protagonist në dokumenta

Londër,vijojnë hetimet,njëri nga<br />autorët protagonist në dokumenta
Policia në Londër vetëm dy ditë pas sulmit terrorist përfshihet nga polemikat, pasi sipas mediave njëri nga tre terroristët ishte pjesëmarrës në një dokumentar i cili është transmetuar në Channel 4.

Ai diskutonte me agjentët sepse kishte shpalosur një flamur të ISIS në një park.  

Mediat raportojnë se njëri nga tre terroristët ka jetuuar jashtë Britanisë. Në trupin e njërit prej tyre policia gjeti një document identiteti irlandez.

Mendohet se njëri nga agresorët është me origjine marokene dhe tjetri me origjinë nga Pakistani.
 
Një ditë më parë policia arrestoi 12 persona  mes tyre 7 gra ndërsa ditën e sotme vijojnë operacionet në shumë prej lagjeve londineze.

Vetëm 24 orë pas sulmit terrorist që goditi sërish Londrën, I ashtuquajturi shteti Islamik mori përgjegjësinë e sulmit. 3 agresorët të cilët shtypën kalimtarët në urën e Londrës ishin të pajisur me thika kuzhine me të cilat më pas goditën qytetarët.

Por brenda 8 minutash ata u ekzekutuan nga policia me 50 plumba, një numër i paprecedent plumbash i përdorur ndonjëherë nga policia britanike.

Por May shprehet se eshte e drejte që të qëllosh terroristet duke mbrojtur.

Gjatë sulmit të së shtunës në mesnatë mbetën të vrarë 7 persona dhe u plagosën me dhjetra të tjerë.

Ndërkohë  eshtë identifikuar viktima e parë e sulmit terrorist  ajo është kanadezja Christine Archibald  e cila do të martohej pas disa javësh.

Nga ana tjetër kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka deklaruar se, zgjedhjet e planifikuara të enjten më datë 8 qershor do të zhvillohen pavarësisht sulmit terrorist.

Corbyn:May të dorehiqet

Por ndaj saj kane nisur edhe sulmet, rivali i saj ne zgjedhje  laburisti Corbyn ka kerkuar doreheqjen e May pasi sipas tij ajo ka  reduktuar numrin e agjenteve gjate kohes kur ishte ministre e brendshme

 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri