LONDER- Foshnja mbretërore e princit William dhe dukeshës së Kembrixhit Kate, ka ardhur në jetë rreth orën 16.24 me orën lokale në Londër të pasdites të së hënës. Çifti William dhe Kate janë bërë tashmë prindër të një djali që peshon plot 3.8 kilogramë.

Zyrtarët Kensington Palace, thanë se Princi William ishte i pranishëm gjatë lindjes dhe se "Lartmadhëria e saj dhe fëmija i saj gëzojnë shëndet të plotë, dhe do të qëndrojnë në spital gjatë natës së sotme”.

"Mbretëresha, Duka i Edinburgut, Princi i Uellsit, dukesha e Cornwall, Princi Harry dhe anëtarët e tjerë të të dy familjeve janë informuar dhe janë majt të kënaqur nga ky lajm," thuhet në deklaratën e pallatit mbretëror.

Kate Middleton u shtrua në spital në orën 6 të mëngjesit të së hënës, pasi një udhëtim të shkurtër me makinë nga Pallati Kensington së bashku me princin William.

Djali i tyre i porsalindur është i treti në radhë për fronin, pas gjyshit të tij, Princit Charles dhe Princit William. Ardhja në jetë e trashëgimtarit të ri për fronin shtyn vëllain e Williamit, Princin Harry, të katërtin në vijën e vazhdimësisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)