Një mijë persona janë ngritur në protestë në Britani përpara “ Doëing Streat” kundër kryeministres Theresa May, dhe mënyrës se si ajo ka menaxhuar tragjedinë në kullën Grenfell.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministres Britanike, e cila gjatë ditës së sotme priti një delegacion të të mbijetuarve të aksidentit, punonjësve të shpëtimit e vullnetarëve, dhe zhvilloi një takim me Task Forcën e krijuar pas katastrofës.

Pas protestës dhe kundërshtive që janë shfaqur për mënyrën se si ka menaxhuar tragjedinë,  Kryeministria May ka reaguar duke thënë se mbështetja e ofruar viktimave të tragjedisë është e pamjaftueshme. Ajo premtoi një hetim të hapur e transparent në lidhje me tarifat ligjore që i janë dhënë të mbijetuarve të aksidentit nga qeveria Britanike.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com