Londinezët në rrugë për ndërprerjen e bombardimeve në Rripin e Gazës

Disa mijëra persona manifestuan sot në Londër për të kërkuar ndërprerjen e bombardimeve dhe heqjen e bllokimit në Rripin e Gazës, theksoi një fotograf.

Manifestimi i organizuar me kërkesë të shtatë organizatave mes të cilave dhe "Stop the War", "Palestine Solidarity Campaign" dhe "Islamic Forum of Europe" filloi në orën lokale 12:00 (11:00 GMT), para Downing Street, ku ndodhet zyra dhe residenca e kryeministrit.

Manifestuesit u drejtuan drejt ambasadës së Izraelit, që ndodhet në lagjen Kensington, në perëndim të kryeqytetit.  Organizata "Palestine Solidarity Campaign" theksoi në rrjetin social Facebook se "dhjetëra mijëra persona manifestojnë në Londër për paqe, drejtësi dhe një shtet palestinez të lirë". Manifestuesit mbanin në duar pankarta mbi të cilat shkruhej "Ndal sulmet izraelite në Rripin e Gazës",  "Çlironi Shtetin Palestinez" " Gaza, ndal masakrën".

Një zëdhënës i organizatës "Stop the War" deklaroi se 20 000 manifestues ishin pritur në të gjithë vendin./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta