Kremlini reagoi duke i konsideruar “shokuese dhe të pafalshme” pretendimet pasi ministri i Jahstëm britanik kishte thënë se “ka tepër gjasa” se vetë presidenti e ka nënshkruar tentativën e vrasjes të ish-agjentit Sergei Skripal dhe të vajzës së tij Yulia në Salisbury të Anglisë.
Këto përplasje erdhën teksa Rusia paralajmëroi për kundërpërgjigjen e saj se dëbimi i diplomatëve britanikë mund të ndodhë në çdo moment.
Ndërkohë, qeveria britanike ka bërë të ditur se 23 diplomatët rusë që janë dëbuar duhet të largohen nga vendi të martën.
Ajo parlajmëroi se Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike do të kryejë teste me provëzën e helmit menjëherë.
Ndërkohë, tifozët e Arsenalit që do të ndeshet në çerekfinalet e Europa League me CSKA-në e Moskës, kjanë munduar ta shohin me humor çështjen dhe kanë publikuar disa fotografi të montuara të idhujve të tyre me veshje anti-kimike për të qenë të sigurt.
Ironia e tifozëve të Arsenalit, të veshur me rroba anti-kimike për ndeshjen me CSKA-në e Moskës
s.k/Shqiptarja.com