Lori Hoxha dhe Ledioni në MTV
EMA, marrin ide për "Top Awards"

Lori Hoxha dhe Ledioni në MTV<br />EMA, marrin ide për
Lori Hoxha dhe Ledion Liço ishin mbrëmjen e së dielës në arenën Mediolanum Forum në Milano, për të ndjekur live MTV Europe Music Awards. Të pozicionuar në tribunën VIP, dyshja qëndronte fare pak larg emrave më të mëdhenj të muzikës, si Justin Bieber, Ed Sheeran, Ellie Goulding, Pharrell, Macklemore etj.

Por prania e tyre në eventin e përvitshëm nuk ishte aspak rastësore apo 'punë qejfi'. Lori tashmë në rolin e producentes dhe moderatori kishin një mision të veçantë: të mblidhnin ide për "Top Awards". "Top Awards" do të vijë në ekranin e Top Channel, si një format i ri që do të vlerësojë muzikën moderne shqiptare.

Misionin e tyre e bëri me dije Ledioni në Instagram, ndërsa Lori postoi në Snapchat foto dhe video nga spektakli.

Sara nga ana tjetër e kaloi mbrëmjen në shtëpi, duke parë "Friends" në laptop-in e saj dhe EMA në ekranin e televizorit."Faleminderit Lori që më le pa biletë", shkroi ajo në Instagram.

Tipike e motrave të mëdha!





Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

2/5
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij