Lorik Cana në Tiranë vetëm
për fëmijët e “Zyber Hallullit”

Lorik Cana në Tiranë vetëm<br />për fëmijët e “Zyber Hallullit”
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana ka zgjedhur fundjavën për të prekur sërish tokën shqiptare. Edhe pse me një axhendë të ngarkuar për të qenë pranë skuadrës që ai përfaqëson në Itali, nuk ka mundur të refuzoj ftesën që i është bërë për të qenë pranë talenteve të reja të futbollit në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”.

Ndryshe nga herët e tjera, futbollisti i mirënjohur këtë herë erdhi në Tiranë me dëshirën për të kaluar me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”, një ditë ndryshe nga të tjerat. I ftuar në kuadër të koncertit humanitar “Duaj edhe ti”, që do mbahet në datën 20 Maj në Universitetin e Arteve me regji të Sokol Gugës, futbollisti shqiptar ka zgjedhur të jap njohur të artistëve, politikanëve dhe shkrimtarëve, etj.

“Babai im ka qenë futbollist dhe kjo ka qenë një ndihmesë shumë e madhe që jam sot këtu! Jam këtu, për t’iu thënë këtyre fëmijëve, që të mos dorëzohen kurrë në jetë, por të ecin me forcën e pasionit për të prekur suksesin që ata dëshirojnë”, shprehu Cana gjatë takimit me fëmijët. Ndërsa, organizatori dhe regjisori i shfaqjes “Duaj dhe ti” shprehu se; “Javë më parë, fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” (djemtë) më kërkuan që të preknin nga afër futbollistin e madh Lorik Cana.

E binda Lorikun që mbas ndeshjes të nisej enkas për këta fëmijë. Ai mbërriti në Tiranë dhe u njoh me të gjithë djemtfutbollist të këtij institucioni dhe pas këtij takimi miqësor fluturoi sërish për ndeshjen e radhës, duke lënë pas gëzimin e këtyre fëmijëve”, përfundoi Guga. Futbollisti shqiptar u largua duke iu premtuar të gjithë fëmijëve të “Zyber Hallullit” që ndeshjen e kombëtares do ta shikojnë në stadium.

Lorik Cana

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut