Lorik Cana rrëfen njohjen dhe 
historinë e dashurisë me Monikën

Lorik Cana rrëfen njohjen dhe <br />historinë e dashurisë me Monikën
Një romancë tipike, nga ato që të duket sikur i ke parë në filma, e tillë është historia e dashurisë së Lorik Canaj dhe bashkëshortes së tij Monikës. Ajo fillon me shikime në një restorant, me shkëmbime numrash, SMS të shpeshta, takime për kafe, darka gjysmë flirtuese e gjysmë romantike dhe mbaron me një dasmë në një hotel luksoz në breg të detit Tiren dhe me muaj mjalti në Bali.

Kështu e kanë treguar historinë e tyre të dashurisë futbollisti shqiptar Lorik Cana dhe arkitektja italiane Monika për revistën kosovare “Teuta”. Ata janë parë papritmas në një restorant në Romë, në verën e vitit 2011, ku Loriku sapo kishte shkelur për të filluar karrierën te Lacio. Atë mbrëmje ajo nuk ia ndante sytë.  

“Fillimisht nuk i kushtova vëmendje, por pastaj shkëmbyem disa vështrime. Vetëm kur dola nga restoranti i dhashë menaxheres numrin tim që t’ia jepte asaj. Isha i bindur që do të më telefononte”, tregon Cana, i cili vetëm pak muaj më vonë, filloi të jetojë me arkitekten italiane. Nga ana tjetër, Monika, e pazhveshur nga paragjykimet, ka treguar se ajo fillimisht e kishte të vështirë t’u tregonte prindërve se ishte lidhur me një futbollist, për më tepër shqiptar.

“Unë nuk kam ditur të bëj dallimin mes shqiptarëve”, tregon sot gruaja e kapitenit të Kombëtares që mban në krahun e tij të majtë një tatuazh të madh me shqiponjën dykrenare. Cana ka vendosur ta bëjë celebrimin në Francë, në mënyrë që bashkëshortja e tij të ketë mundësi ta mbajë edhe mbiemrin shqiptar. Ai është shprehur se gjithmonë kishte dashur të martohej me një vajzë shqiptare, por zgjodhi të martohej me Monikën vetëm pasi u bind që fëmijët e tyre do flisnin shqip dhe do ruanin traditën.

Është e njohur fraza e Lorikut që shqiptarët nuk ndalen derisa të bëjnë djalë dhe djali i tyre i parë ka ardhur në jetë disa ditë më parë. Prova që ai do rritet si shqiptar nis me emrin me origjinë ilire, Boiken.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

50/2
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)